përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Die Albaner. Eine Geschichte zwischen Orient und Okzident

Schmitt, Oliver Jens.

232 schmitt“Çështja shqiptare", e ardhmja e Kosovës, preokupon politikën evropiane. Përse ka vazhdimisht konflikte të dhunshme? Cili është roli që luan këtu shteti shqiptar, i cili u themelua më 1912 mbas fundit të Perandorisë Osmane, por që përmblodhi vetëm gjysmën e gjithë shqiptarëve? Dhe çfarë domethënie ka fakti që shqiptarët përbëjnë popullin më të madh mysliman në Evropë?
Për herë të parë libri që kemi përpara përshkruan historinë e të gjithë shqiptarëve në Evropën Juglindore, në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, dhe Greqi. Për shumë vjet Shqipëria e diktatorit Enver Hoxha ka qenë e izoluar nga gjithë bota. Prej 2008es me Shqipërinë dhe Kosovën ka dy shtete shqiptare, të cilat që të dyja përballen me probleme të vështira politike dhe ekonomike. Shqiptarët sot gjithnjë e më shumë shtrojnë pyetjen se kujt i përkasin ata: orientit islamik apo oksidentit evropian?

Die Albaner. Eine Geschichte zwischen Orient dhe Okzident i Jens Oliver Schmittit ka dalë në shqip (sprovë për lexim), përkthyer nga Ardian Klosi, nën titullin Shqiptarët. Një histori midis Lindjes dhe Perëndimit te K&B, Tiranë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d