përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Schmitt, Oliver Jens

.

schmitt oliver by jutta benzenberg-tirana© jutta benzenbergOliver Jens Schmitt u lind më 1973 në Basel. Në vitin 2000 ai mbrojti doktoratën në Universitetin e Mynihut. Më pas u bë anëtar i Institutit Zviceran në Romë dhe pedagog në Universitetin e Mynihut. Në vitin 2003 ai shkruajti habilitacionin në degën e Historisë së Evropës Lindore dhe Juglindore në Universitetin e Mynihut. Në vitet 2004/2005 ai mori një bursë profesure të Fondit Kombëtar të Zvicrës për në Universitetin e Bernës; prej marsit 2005 ai është profesor për Historinë e Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës. Temë kryesore e hulumtimeve të tij janë ndër të tjera, „nacionalizmi nga poshtë“/ grupet e synuara të strategjive të etnizimit dhe qëndrimi i tyre ndaj formave të këmbimit të detyruar të identitetit në shekullin e 19-të dhe 20-të; hapësira kulturore venedikase në Evropën Juglindore (rreth 1000-1797), homogjenizimi dhe hibridizimi socio-kulturor në hapësirën mesdhetare (fundi i shekullit 15 deri më 20); hulumtimi historik i Shqipërisë (përfshirë edhe zonat e ngulimeve shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni).

partner projektesh

traduki partners 2014 d