përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Aničić, Dejan

.

anicic_dejan
Dejan Aničić, i lindur më 1969 në Tübingen, ka studiuar shkenca të antikitetit dhe teologji pranë Universitetit të Beogradit. Më pas studioi në sektorin e bizantologjisë të Universitetit të Athinës e pas kësaj filologji klasike pranë Universitetit të Zyrihut. Prej fillimit të viteve 90 punon si përkthyes, autor dhe redaktor në revista kulturore dhe të specializuara. Ka përkthyer tekste të shumta nga anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja dhe greqishtja e re në serbisht. Në vitet e fundit ka botuar sidomos përkthime veprash filozofike dhe teorike (Gilles Deleuze, Michel Foucault, Niklas Luhmann, Peter Sloterdijk etj.). Prej vitit 2005 punon për revistën e përjavshme serbe NIN. Mbulon gjithashtu seritë e librave Alografi dhe Panellinion.

partner projektesh

traduki partners 2014 d