përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Preljević, Vahidin

.

preljevic vahidinVahidin Preljević, i lindur më 1975 në Brčko (Bosnjë-Hercegovinë), studioi prej vitit 1995 deri më 1996 gjermanistikë, shkenca mediatike dhe italianistikë në Halle dhe prej vitit 1996 deri më 1999 gjermanistikë në Fakultetin Filozofik të Sarajevës. Pas përfundimit të studimeve, ai filloi të punojë këtu si asistent shkencor për letërsi e gjuhë gjermane. Vazhduan qëndrime hulumtuese në Vjenë dhe Mannheim, si dhe një studim pasdiplomik në letërsi të përgjithshme dhe gjermanistikë. Më 2008 ai mbrojti doktoratën në degën e shkencës së letërsisë. Që prej vitit 2009 ai drejton departamentin për gjermanistikë të Fakultetit Filozofik të Sarajevës. Krahas veprimtarisë së tij shkencore, Vahidin Preljević punon edhe si eseist dhe përkthyes. Ai ka përkthyer një sërë artikujsh shkencorë dhe letrarë, mes tyre edhe romanin Turlupin të Leo Perutzit.

partner projektesh

traduki partners 2014 d