përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Arapi, Lindita

.

arapi linditaLindita Arapi u lind më 1972 në Lushnjë, në Shqipërinë e Mesme. Ajo është shkrimtare dhe doktore e shkencave kulturore dhe bën pjesë në rrethin e të ashtuquajturës avangardë e letërsisë shqiptare, që u krijua në vitet 90të të shekullit të kaluar. Ajo ka publikuar disa vëllime me poezi: Am Meer, nachts (2007) [Buzë detit, natën], përmbledhja e saj e parë me poezi të përkthyera në gjermanisht është vëllimi i parë i një poeteshe shqiptare që ka dalë në gjuhën gjermane. Romani i saj Vajzat me çelës në qafë doli në pranverën e vitit 2010.
Për veprën e saj ajo ka marrë shumë çmime kombëtare e ndërkombëtare. Krahas veprimtarisë si shkrimtare, Lindita Arapi punon edhe si redaktore e lire për Deutsche Wellen në Bonn dhe si përkthyese. Ndër të tjera ajo ka përkthyer në shqip tekste nga autorë si Günter Grass, Joseph Roth, Josef von Luitpold, Elias Canetti, Marion Poschmann, Ron Winkler dhe Felicitas Hoppe. Lindita Arapi është e martuar ka dy vajza dhe jeton në Bonn.

partner projektesh

traduki partners 2014 d