përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Gromaca, Tatjana

.

gromaca tatjana© SofijaSilviaTatjana Gromaca u lind më 1971 në Sisak/Kroaci dhe jeton në zonën e Istries Qendrore dhe në Pula. Ajo ka studiuar për letërsi të krahasuar dhe filozofi në Zagreb (viti i mbarimit 1995) dhe ka shkruar për vite me radhë reportazhe letrare, recensione dhe artikuj për tema kulturore për gazetën javore legjendare kroate „Feral Tribune“, e cila ndërkohë është mbyllur. Që prej vitit 2008 ajo është kolumniste e kulturës dhe reportere e gazetës së përditshme „Novi list“ dhe shkrimtare e lirë (poezi, prozë dhe ese). Vepra e saj është nderuar me disa çmime, ndër të tjera edhe me një bursë të Akademisë së Arteve të Berlinit.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d