përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Haderlap, Maja

.

haderlap maja by dontworry© dontworryMaja Haderlap u lind më 1961 në Bad Eisenkappel dhe jeton në Klagenfurt. Ajo ka studiuar për shkenca teatrore dhe filologji gjermane në Universitetin e Vjenës dhe ka qenë asistente dramaturgjie dhe produksioni në Trieste dhe Lubjanë. Nga viti 1989 deri më 1992 ajo ka qenë botuese e revistës letrare sllovene „mladje”, e cila del në Kärnten. Që prej vitit 1989 ajo jep mësim në Universitetin „Alpen-Adria“ të Klagenfurtit; nga 1992 deri më 2007 ajo ka qenë shefe e dramaturgjisë së teatrit të qytetit në Klagenfurt. Maja Haderlap shkruan poezi, prozë dhe ese dhe përkthen nga sllovenishtja në gjermanisht. Vepra e saj është vlerësuar me disa çmime, ndër të tjera edhe me çmimin me emër “Ingeborg Bachmann“ të vitit 2011.

partner projektesh

traduki partners 2014 d