përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Verirren. Anleitung für Anfänger und Fortgeschrittene

Passig, Kathrin;Scholz, Aleks .

211 verirrenTë ngatërruarit nuk ka nam të mirë: ai konsiderohet si i rrezikshëm, të ha kohë, dhe i turpshëm – dhe, veç kësaj, më se i tepërt në epokën e GPS-it dhe hartave të google-it. Por të ngatërruarit është një nga teknikat më të moçme të kulturës njerëzore, dhe përparësitë e tij nuk mund të mbivlerësohen: pa të, për shembull, Kolomboja nuk do ta kishte zbuluar kurrë Amerikën, Hansi dhe Greta nuk do ta kishin vrarë shtrigën dhe ne do të rrëfenim shumë më pak aventura tërheqëse nga pushimet. Me mençuri dhe humor Kathrin Passig dhe Aleks Scholz shpjegojnë se përse të ngatërruarit të mençuron, të pasuron dhe të bën më të kënaqur, dhe nganjëherë të bën t’ia arrish më shpejt synimit.

Verirren. Anleitung für Anfänger und Fortgeschrittene [Të ngatërrohesh. Udhëzues për fillestarë dhe të përparuar] nga Kathrin Passig dhe Aleks Scholz ka dalë në kroatisht (sprovë për lexim), përkthyer nga Nataša Medved, nën titullin Izgubiti se. Priručnik za početnike i napredne te botimet OceanMore, Zagreb.

partner projektesh

traduki partners 2014 d