përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Monotheismus und die Sprache der Gewalt

Assmann, Jan.

assmann-monotheismusPërballë gjendjes së sotme të botës, e cila përcaktohet nga një masë dhune e panjohur deri më tani e paparashikueshme, që i referohet Zotit dhe Shkrimeve të shenjta, egjiptologu dhe teorisieni i kulturës Jan Assmann i vihet kërkimit të ndërvarësive midis gatishmërisë për dhunë dhe feve monoteiste. Sidomos ekskluziviteti i një Zoti të vetëm e shpie autorin, nëpërmjet citateve nga Dhiata e Vjetër te predispozita për këtë hdunë. Edhe pse ka një ndërvarësi midis konceptit ekskluziv të së vërtetës monoteiste dhe dhunës në gjuhë, Assmann e kundërshton pikëpamjen sipas së cilës dhuna është një pasojë e pashmangshme e monoteizmit. Përkundrazi dhuna në fund të fundit buron nga ajo trusni politike, prej së cilës monoteizmin kërkon që ta shpëtojë individin.

Monotheismus und die Sprache der Gewalt [Monoteizmi dhe gjuha e dhunës ] i autorit Jan Assmann ka dalë në serbisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Dejan Aničić nën titullin Monoteizam i nasilje pranë botimeve Karpos, Loznica dhe në rumanisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Maria-Magdalena Anghelescu nën titullin Monoteismul şi limbajul violenţei pranë Editura Tact, Cluj-Napoca.

Recensionetione: Vreme (Karpos), Peščanik

partner projektesh

traduki partners 2014 d