përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Minic, Snežana

.

minic snezanaSnežana Minic, e lindur më 1958 në Niš (Serbi), ka studiuar gjermanisht dhe letërsi të krahasuar në Beograd. Studimin ajo e përfundoi me një punim të gjerë magjistrature për recepcionin e lirikës së Gottfried Benn-it në hapësirën gjuhësore serbokroate. Më pas ajo punoi fillimisht si mësuese e gjermanishtes, pastaj si gazetare, si shkrimtare dhe si përkthyese e lirë nga gjermanishtja në serbisht. Prej viti 1992 ajo jeton në Hamburg. Deri më tani Snežana Minic ka publikuar pesë vëllime të vetat me poezi dhe përkthime të shumta autorësh gjermanë në serbisht, ndër to, vepra nga Rainer Werner Fassbinder, Gottfried Benn dhe Sarah Kirsch. Ajo është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Serbë dhe Qendrës P.E.N. të Serbisë dhe Gjermanisë.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d