përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Jacob, Matthias

.

jacob matthiasMatthias Jacob është docent letërsie, përkthyes dhe gazetar. Ai ka studiuar filologji të sllavishtes lindore dhe jugore, letërsi të re gjermane dhe histori arti në Tübingen dhe Moskë dhe në vitet 80-të ka qëndruar për disa periudha kohore në Bosnjë dhe Hercegovinë me qëllime studimi. Nga viti 1999 deri më 2004 ai ka qenë bashkëpunëtor shkencor në Katedrën e Filologjisë Sllave (Shkenca Letrare) pranë Seminarit të Sllavishtes të Universitetit të Tübingen-it. Veç kësaj, ai ka qenë drejtues kursi për letërsi ruse në arsimimin e të rriturve. Sot ai jeton me të shoqen dhe të bijën në Herrenberg, ndërmjet Stuttgart-it dhe Tübingen-it, dhe jep proseminare letërsie si mësimdhënës pranë Universitetit të Tübingen-it, kryesisht në fushën e letërsisë jugosllave, shkruan recensione, ndër të tjera, për revistën „Buchmarkt“ dhe përkthen tekste beletristike dhe shkencore nga kroatishtja, serbishtja dhe bosnjishtja, si edhe nga rusishtja. Që prej vitit 2005 Matthias Jacob drejton udhëtime artistike dhe kulturore për „Biblische Reisen / Stuttgart “ në Istrie, Dalmaci, Bosnjë-Hercegovinë dhe Mal të Zi.

partner projektesh

traduki partners 2014 d