përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Bijeli klaun

Miloš, Damir.

218 milos klovn

Bijeli klaun [Klouni i bardhë] konsiderohet shumë shpesh si „Princi i vogël“ i Kroacisë. I riu në këtë roman nuk është në gjendje të dallojë ngjyrat, çka përbën një problem të madh për të. Ai takohet në pyll me një burrë të moshuar, me të cilin bisedon jo vetëm për çështjen e ngjyrave, por edhe për ato gjëra që kanë të bëjnë në përgjithësi me perceptimin dhe jetën. I riu zbulon për veten e tij, se ai nuk dëshiron të jetë një kloun karagjoz ngjyra-ngjyra si prindërit e tij, por një kloun i trishtë e i bardhë, që dëshiron t’i shtangë njerëzit e t’i vërë në mendime. Një roman filozofik për fëmijë që trajton tema universale pa referenca konkrete kohore dhe vendore.

Romani për të rinj Bijeli klaun [Klouni i bardhë] nga Damir Miloš ka dalë në maqedonisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Kalina Bunevska Isakovska nën titullin Белиот кловн pranë botimeve Blesok, Shkup.

partner projektesh

traduki partners 2014 d