përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Religion nach der Aufklärung

Lübbe, Hermann.

215 luebbe religion

„Ky është, madje as nuk ka nevojë të thuhet, një nga librat e pakta të rëndësishëm e thjesht filozofikë të viteve më të fundit. [...] Ai e tejkalon temën e fesë: një analizë filozofike e kulturës së tanishme, e gjendjes intelektuale të kohës. Është një libër që shfrytëzon trashëgiminë e iluminizmit, mbas iluminizmit të suksesshëm: me vendosmëri kundër portmodernizmit – dhe këndshëm jo polemik – dhe kundër miteve kritike të iluminizmit të lënë përgjysmë e të papërfunduar. Iluminizmi është diçka që duhet ruajtur. Pyetja e drejtpërdrejtë është: Përse feja nuk zhduket as pas iluminizmit përkundër të gjitha parashikimeve? Libri synon që të nxjerrë në pah dhe kësisoj t’i kuptojë kushtet e nevojës së fesë, të cilat janë të qëndrueshme ndaj të gjitha përparimeve të iluminizmit. [...] Ky është një libër që duhet ta lexojnë historianët që janë marrë me historinë evropiane të dy shekujve më të fundit. Ai çan rrugë në gëmushë, hap perspektiva krejt të reja.“ (Thomas Nipperdey në „Historische Zeitschrift“)

Religion nach der Aufklärung [Feja mbas iluminizmit] nga Hermann Lübbe ka dalë në serbisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Slobodan Damnjanović nën titullin Religija posle prosvetiteljstva pranë botimeve Albatros Plus, Beograd.

partner projektesh

traduki partners 2014 d