përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

F., Christiane

.

christiane fChristiane F. u lind më 1962 si Vera Christiane Felscherinow në Hamburg. Më 1968 familja e saj u mbart për në Berlin. Ajo u rrit në gjendje të dobët sociale në një bllok me pallate banimi në lagjen Neukölln. Marrëdhëniet bashkëshortore mes prindërve u prishën për shkak të alkoolizmit të të atit, Christiane u rrit vetëm tek e jëma. Që në moshën dymbëdhjetëvjeçare ajo ishte e varur nga heroina, në moshën katërmbëdhjetë vjeçare punonte si prostitutë te stacioni i trenit „Zoo“, për të siguruar kësisoj para për drogë. Më 1978 atë e zbuluan dy reporterët e revistës „Stern“, Kai Hermann dhe Horst Rieck, të cilët ishin duke bërë një reportazh për mjediset e drogës në Berlin. Me ndihmën e saj doli vepra autobiografike Wir Kinder vom Bahnhof Zoo, e cila më 1981 u bë film mjaft i suksesshëm nën titullin „Christiane F. – Wir Kinder vom Bahnhof Zoo“ nga regjisori Uli Edel. Tashmë me famë si „Christiane F.“, Felscherinow provoi t’i hynte karrierës muzikore dhe të dilte nëpër filma. Identitetin e saj të vërtetë ajo e zbuloi vetëm më 1983. Nga viti 1987 deri më 1993 Felscherinow jetoi në Greqi. Pastaj ajo me të birin e lindur më 1996 u kthye në Brandenburg dhe më vonë në Berlin, ku jeton edhe sot. Pas disa raportesh nëpër media se ajo sërish i ishte kthyer drogës, në vitin 2006 iu hoq e drejta përkujdesjes për të birin.

partner projektesh

traduki partners 2014 d