përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Портокал и друга куќа

Burazer, Diana.

200 burazer protokal

Ky libër përmban poezi nga dy vëllime me lirika të poetes kroate Diana Burazer: Naranča [Portokall] dhe Druga kuća [Një tjetër shtëpi]. Titulli Naranča është programatik për vargjet e përmbledhura në këtë vëllim: E përditshmja merr në poezi një dimension tjetër. Ndërsa ne blejmë nëpër tregje portokall me kilogramë dhe i konsumojmë ato pa menduar më tej, në poezitë e Burazerit ato janë metafora për fëmijërinë dhe dashurinë.

Poezitë e marra nga vëllimet Naranča [Portokall] dhe Druga kuća [Një tjetër shtëpi] nga Diana Burazer kanë dalë në maqedonisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Vladimir Cvetkoski nën titullin Портокал и друга куќа pranë botimeve Makavej, Shkup.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d