përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Tschick

Herrndorf, Wolfgang.

198 herrndorf tschickNëna në klinikën e rehabilitimit nga alkoolizmi, babai me asistenten me shërbim: Maik Klingenberg do t’i kalojë pushimet e verës vetëm te pishina e vilës prindërore. Por ja që dikur shfaqet Çiku. Çiku, në fakt ky quhet Andrej Çiçaçov, banon në një nga pallatet e larta asociale të Hellersdorfit, nga shkolla për fëmijë problematikë ai ka arritur disi të hyjë në gjimnaz dhe nuk duket si ndonjë model shembullor i integrimit. Veç kësaj ai ka në dorë një makine të vjedhur. E me këtë fillon udhëtimi pa hartë e pa busull nëpër provincën gjermane të përzhitur të verës, ai udhëtim i paharruar siç ishte lundrimi i Tom Sojerit dhe Hak Finit nëpër lum.

Romani Tschick nga Wolfgang Herrndorf është botuar në përkthimin serbisht (fragment) nga Mirjana Popović me titull Čik pranë shtëpisë botuese Laguna, Beograd, në përkthimin rumanisht (fragment) nga Monica Livia Grigore me titull O vară mişto pranë shtëpisë botuese Allfa, Bukuresht, dhe në përkthimin shqip (fragment) nga Sokol Mici me titull Pse e rrëmbyem makinën pranë shtëpisë botuese Dudaj, Tiranë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d