përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Ende gut

Berg, Sibylle.

berg_endeFundi mirë - këtë premton zonja Berg në romanin e saj. Një vepër radikale shekulli, së paku një vepër që i drejtohet këtij shekulli tonë, kësaj gjëje të re: katastrofa, terror bombash, fundamentalistë islamikë e në mes tyre: njerëz, gjithmonë njerëz, të vegjël e të mëdhenj, ajo turmë e mjerë. Midis tyre heroina e këtij libri.

Një grua rreth të dyzetave - „kështu i quajnë sot nëpër parti, ku nuk të fton askush, as në ato mizerje parti ku rri në këmbë ose në ditëlindjet e menaxherëve", e pra s'ka rëndësi, një grua e tillë, heroinë e romanit e sheh që gjithçka e ka marrë lumi: katastrofa me vërshime lumenjsh para dritares dhe në televizor, pastaj një epidemi e re që shpërthen, me ekzema në lëkurë dhe të vdekur, pastaj edhe punën në një agjenci e ka humbur, ç'të bësh. Njerëzimi gjithmonë mut ka qenë. E tani bota po merr fund. Gjë më e mirë nuk mund të ndodhë.

Në një kafene shpërthen një bombë, heroina ndodhet aty brenda. Ajo arrin të çlirohet nga gërmadhat dhe i vihet të kërkojë fatin, apo së paku jetesën. Përmes shkretëtirës së provincës gjermane, nëpër Vajmar, Berlin, Amsterdam, më në fund ajo mbërrin e shoqëruar nga miku i saj memec në Finlandë, ku ajo papritur takon jo vetëm një tufë njerëzish miqësor, por gjen edhe diçka që e lejon të jetojë si njeri. Në paqe dhe mirë.

Ende gut [Fund i mirë] i Sibylle Berg-ut ka dalë në maqedonisht (fragment), përkthyer nga Iva Fidancheva, nën titullin Кога се добро ке се заврши, pranë botimeve "Ljubovta e pettitot element", Shkup.

partner projektesh

traduki partners 2014 d