përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Großvaters Geschichten oder Das Bett mit den fliegenden Bäumen

Moser, Erwin.

193 moser djedove pricePikërisht në vjeljen e rrushit Herberti sëmuret. Askush nuk mund të kujdeset për të. Vetëm gjyshi ka kohë. Kështu ndodh që gjyshi kujdeset për Herbertin, por në mënyrën e tij: Ai i tregon atij rrëfenja. Tri ditë me radhë. Dhe çfarë rrëfenjash se! Herberti i sëmurë nuk ngopet së dëgjuari. Në fund gjyshi i ka treguar aq shumë histori Herbertit, saqë ky është shëruar. – Të gjitha këto rrëfenja të magjishme shkrihen në një histori të vetme, të madhe të miqësisë së ngushtë mes gjyshit dhe nipit. Një libër për miqësinë, thuajse i pamoshë, për të vegjël e të mëdhenj e që përshtatet fare mirë për t’u lexuar me zë të lartë.

Großvaters Geschichten oder Das Bett mit den fliegenden Bäumen [Rrëfenjat e gjyshit ose Shtrati me lulet fluturake] nga Erwin Moser ka dalë në kroatisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Sanja Lovrenčić nën titullin Djedove priče ili krevet s letećim stablima pranë botimeve Algoritam, Zagreb.

partner projektesh

traduki partners 2014 d