përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Lovrenčić, Sanja

.

lovrencic sanjaSanja Lovrenčić, e lindur më 1961, është një autore dhe përkthyese kroate. Ajo ka publikuar një numër të madh vëllimesh me lirika, përmbledhjesh me tregime të shkurtra dhe romane. Edhe si autore librash për fëmijë ajo ka bërë emër. Për veprat e saj ajo ka marrë disa çmime, ndër të tjera më 2001çmimn „Grigor Vitez“ për librin më të mirë për fëmijë Četiri strašna Fufoždera i jedan mali Fufić [Katër fufongrënës të tmerrshëm dhe një fufush i vogël], më 2007 çmimin „Gjalski“ për prozën e vitit me romanin U potrazi za Ivanom [Në kërkim të Ivanit] dhe më 2007 çmimin „Kiklop“ për vëllimin me poezi të vitit me librin Rijeka sigurno voli poplavu [Lumi sigurisht do vërshimin]. Sanja Lovrenčić punon edhe si përkthyese veprash letrare nga anglishtja, frëngjishtja dhe gjermanishtja dhe në vitin 2004 u pranua në listën e nderit të IBBY-së (International Board on Books for Young People).

Faqja e internetit

partner projektesh

traduki partners 2014 d