përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

D. Šešic, Milena

.

dragicevic sesic milena© Gabriel GlidMilena Dragicevic Šešic, e lindur më 1954 në Trogir, Kroaci, drejton Katedrën e UNESCO-s për Politikë dhe Menaxhim Kulture në Universitetin e Arteve të Beogradit dhe është aty profesore për politikë e menaxhim kulture si edhe shkenca kulture dhe mediatike. Nga viti 2006 deri më 2007 ajo ka qenë këshilltare e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Serbisë. Veç kësaj, ajo ka punuar si eksperte për një numër të madh institutesh, kështu për shembull për UNESCO-n, Këshillin e Evropës, Fondacionin Evropian të Kulturës, Open Society Institute, Pro Helvetia dhe British Council. Dragicevic Šešic është autore e shumë librave dhe artikujve për menaxhimin dhe politikën e artit, kulturës dhe marrëdhëniet ndërkulturore dhe ka marrë pjesë në mbi 50 projekte në sektorin e politikës dhe menaxhimit të kulturës në Evropën Juglindore, por edhe në shtetet anëtare të BE-së dhe në vende të tjera të Evropës, të hapësirës së Mesdheut, Kaukazit e Azisë Qendrore, e në Indi.

partner projektesh

traduki partners 2014 d