përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Philipps, Carolin

.

philipps carolin by bluesparrow PR© bluesparrow PRCarolin Philipps u lind më 1954 në Meppen/Ems. Historiania  ka publikuar në vitin 1990 librin e saj të parë për të rinj, Großvater und das Vierte Reich, që flet për skenën neonaziste në Gjermani. Libri ishte një sukses i jashtëzakonshëm, u përkthye në disa gjuhë, mori disa çmime dhe u bë film televiziv. Që atëherë vazhduan shumë libra për të rinj për tema si racizmi, puna e fëmijëve, homoseksualizmi, autizmi, mobizmi në internet. Për veprën e saj ajo ka marrë disa çmime, kështu ndër të tjera për Milchkaffee und Streuselkuchen është nderuar me Mentioning Award të Unesco-s për paqe dhe tolerancë, për Made in Vietnam me “Bookstar”-in e Zvicrës dhe për Wofür die Worte fehlen me Çmimin austriak për Librat për të Rinj 2011. Krahas librave për të rinj, Carolin Philipps shkruan edhe biografi historike për të rritur. Për Luise – die Königin und ihre Geschwister, që menjëherë pas daljes në treg më 2010 u ngjit në listën e librave më të shitur të revistës Der Spiegel ajo mori më 2011 çmimin “Annalise Wagner”.


Uebfaqe

partner projektesh

traduki partners 2014 d