përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Glišić, Maria

.

glisic maria© Nikola RadicMaria Glišić, e lindur më 1981 në Hannover (e rritur mes Hannoverit, Mynihut dhe Beogradit), përsiati e gaboi derisa më në fund vendosi të studionte gjuhë e letërsi gjermane në universitetet e Beogradit dhe Osnabrück-ut. Gjatë dhe mbas studimit ajo u morr me përhapjen (didaktike) të veçorive të hapësirës kulturore gjermanofone (kryesisht) në Serbi, çka ajo e ndjente si një detyrë personale. Këtu hyjnë edhe përkthimet që ajo i bën prej disa vitesh në sferat politikë, filozofi dhe histori letërsie, si dhe histori e përgjithshme (përkatësisht: „trajtimi i së kaluarës“) nga gjermanishtja në serbisht dhe vice versa: për shumë revista, autorë dhe portale interneti në rajon (p.sh. Peščanik) si dhe për festivalin e prozës së shkurtër „Kikinda Short“. Prej vitit 2011 ajo përkthen për shtëpinë botuese „Laguna“ (ka filluar me Daniel Glattauer), ku ka dalë edhe romani autobiografik i Uwe Timmit Am Beispiel meines Bruders. Aktualisht ajo merret me situatën politike në vend e përreth dhe përkthen me pasion beletristikë. Në vitet e fundit punon edhe si koordinatore projektesh pranë Fondacionit Heinrich Böll.

partner projektesh

traduki partners 2014 d