përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Röhm, Joachim

.

roehm joachim by frank roeth© Frank RöthJoachim Röhm u lind më 1947 në Stuttgart. Prej vitit 1966 ai studioi për gjermanistikë në  Tübingen dhe mori pjesë në lëvizjet studentore. Si pasojë ai shkoi më vonë në Shqipëri, ku që nga viti 1977 deri më 1980 punoi në një shtëpi botuese për letërsi në gjuhë të huaj, ku edhe mësoi gjuhën shqipe dhe profesionin e përkthyesit. Që nga kjo kohë ai është marrë  intensivisht me shqiptarët, historinë dhe kulturën e tyre, zakonet e tyre, gjuhën e tyre e para së gjithash me letërsinë e tyre. Mbas kthimit në Gjermani ai punoi në fillim në një fabrikë për të fituar bukën e gojës, e paralelisht ka bërë edhe përkthime të letërsisë shqipe. Që nga viti 1990 ai është përkthyes i lirë. Joachim Röhm është nderuar me çmimin Jane Scatcherd të Fondacionit “Heinrich Maria Ledig-Rowohlt” dhe me çmimin për përkthyes “Jusuf Vrioni” të Republikës së Shqipërisë. Ai jeton në Stuttgart, Mynih dhe Tiranë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d