përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Messner, Elena

.

messner elenaElena Messner, e lindur më 1983 në Klagenfurt, ka studiuar për letërsi dhe kulturë të krahasuar në Vjenë dhe Aix en Provence dhe tani po punon në Universitetin e Vjenës  për temën e doktoratës për receptimin e prozës postjugosllave të luftës në hapësirën e gjuhës gjermane. Ajo ka qenë bashkëpunëtore redaksionale në projektin ndërkombëtar në internet Kakanien revisited. Elena Messner është docente në Vjenë, Innsbruck dhe Berlin dhe ishte njëra nga koordinatoret e prezantimit të Serbisë në fokus të Panairit të Librit në Lajpcig 2011. Ajo është bashkëthemeluese e platformës “textfeld südost”, recensuese botimesh të reja në Austri dhe përkthyese nga sllovenishtja dhe kroatishtja si edhe nga serbishtja (ka përkthyer libra nga Boris Pahor, Alma Lazarevska dhe Srđan Tešin dhe bashkëpunon për projektin e një antologjie  me autorë komikë serbë dhe boshnjakë). Në vitin 2010 ajo publikoi së bashku me Antonia Rahoferin vëllimin „Zwischen dort und hier. Acht Annäherungen an die zeitgenössische bosnische Prosa" (Innsbruck, Studia) dhe në vitin 2012 me Eva Schörkhuberin vëllimin për shëtitjet akustike letrare në Vjenë "Mit allen Wassern. Donaukanalisierungen (Vjenë, Sonderzahl).

partner projektesh

traduki partners 2014 d