përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Adorno, Theodor W.

.

adorno theodor© Jeremy J. ShapiroTheodor Wiesengrund Adorno u lind më 1903 në Frankfurt mbi Main. Studioi filozofi, sociologji, psikologji dhe teori muzike dhe më 1924 mbrojti doktoratën për fenomenologjinë e Husserl-it. Më 1931 fitoi të drejtën e mësimdhënies në universitet nëpërmjet një punimi për Kierkegaard-in. Deri më 1933 Adorno ishte docent privat në Frankfurt mbi Main, pastaj nazistët ia hoqën të drejtën e mësimdhënies. Ai emigroi më 1934 fillimisht për në Oksford dhe më 1938 për në SHBA, ku u bë anëtar zyrtar i Institutit për Kërkime Sociale që ishte transferuar në Nju Jork. Nga viti 1942 e më pas ai jetoi në Kaliforni, ku së bashku me Max Horkheimer-in punoi në Dialektik der Aufklärung. Më 1949 Adorno u kthye nga emigrimi amerikan në Frankfurt dhe vazhdoi aty mësimdhënien. Njëkohësisht dolën punime të shumta teorike. Më 1958 ai mori përsipër drejtimin e Institutit për Kërkime Sociale në Frankfurt mbi Main; krahas Max Horkheimer-it dhe Herbert Marcuse-s ai konsiderohet si përfaqësuesi kryesor i Shkollës së Frankfurtit dhe i Teorisë Kritike.  Theodor W. Adorno vdiq më 1969 në Brig (Zvicër) nga pasojat e një infarkti në zemër.

partner projektesh

traduki partners 2014 d