përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Corbea-Hoişie, Andrei

.

corbea-hoisie andreiAndrei Corbea-Hoişie u lind më 1951 në Iaşi (Rumani). Ai është profesor për gjermanistikë në Universitetin Alexandru Ioan Cuza në Iaşi dhe ka qenë me bursën Humboldt në Universitetin e Konstancës dhe drejtues i katedrës kërkimore „Blaise Pascal“ të  Fondation de l’École Normale Supérieure në Paris. Ai ka qenë profesor i ftuar në universitetet Paris 8, Siegen, Fribourg, Bukuresht dhe Vjenë, si dhe në École Pratique des Hautes Etudes (Sorbonne). Veç kësaj ai ka qenë edhe bashkëpunëtor shkencor në Qendrën Ndërkombëtare Kërkimore për Shkencat Kulturore të Vjenës. Ai është anëtar i Akademisë së shkencave me dobi publike të Erfurtit, fitues i çmimit “Johann Gottfried Herder” për vitin 1998 dhe i çmimit “Jakob dhe Wilhelm Grimm” për vitin 2000. Më 2001 iu akordua titulli doktor nderi i Universitetit të Konstancës. Ai është anëtar i kryesisë së Shoqatës Ndërkombëtare të Gjermanistëve dhe që prej vitit 2003 deri më 2007 ka qenë nënkryetar i Shoqatës së Gjermanistëve të Evropës Qendrore. Andrei Corbea-Hoişie është autor i shumë punimeve mbi letërsinë e shekujve 19 dhe 20, i teorisë së letërsisë, të estetikës dhe të historisë së letërsisë dhe kulturës krahasuese.

Prej vitit 2005 deri më 2007 ai ka qenë ambasador rumun në Republikën e Austrisë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d