përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Rakusa, Ilma

.

rakusa ilma by don manfredo© don manfredo

Ilma Rakusa u lind më 1946 si bijë e një slloveni dhe një hungarezeje në Rimavská Sobota (Sllovaki). Fëmijërinë e saj të hershme ajo e kaloi në Budapest, Lubjanë dhe Trieste, më 1951 së bashku me prindërit shkoi të jetonte në Cyrih. Pas përfundimit të studimeve për sllavistikë dhe romanistikë në Cyrih, Paris dhe Shën Petërburg, më 1973 mbrojti doktoratën për „Motivin e vetmisë në letërsinë ruse“. Më 1977 ajo debutoi si autore me përmbledhjen me poezi „Wie Winter“; që atëherë ajo ka publikuar shumë vëllime me lirika, tregime dhe ese. Ilma Rakusa vepron edhe si përkthyese dhe publiciste (Neue Zürcher Zeitung, Die Zeit). Ajo është anëtare e Akademisë Gjermane për Gjuhë dhe Poezi; për punën e saj është nderuar me një sërë çmimesh dhe bursash me emër. Sot Ilma Rakusa jeton në Cyrih.

Uebfaqe

partner projektesh

traduki partners 2014 d