përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Ilic, Saša

.

ilic sasaSaša Ilic u lind më 1972 në Jagodina/Serbi. Në shkurt 2005 ai ishte mysafir në Literarisches Colloquium Berlin dhe një gjysmë viti më pas doli romani i tij Berlinsko okno [Dritare Berlineze] pranë botimeve beogradase Fabrika knjiga. Qysh në vitin 2000 Ilic pat tërhequr vëmendjen me vëllimin e tij në prozë Predosecanje gradanskog rata [Parandjenjë e luftës civile]. Ai është botues i antologjisë Pseci vek [Shekull qeni] me tregime autorësh bashkëkohorë serbë. Ilici është bashkëthemelues dhe anëtar redaksie i BETON-it, shtojcës me kritikë letrare në të përditshmen e pavarur serbe, Danas, pa të cilën nuk mund të përfytyrohet skena alternative kulturore e Beogradit. Ai jeton në Beograd.

partner projektesh

traduki partners 2014 d