përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Der fremde Freund. Drachenblut

Hein, Christoph.

hein drachenblut

„Unë jam bërë e palëndueshme. Jam larë me gjakun e kuçedrës dhe asnjë gjethe bliri nuk më la diku pa mbrojtje. Prej kësaj lëkure nuk dal dot.“ Ky është përfundimi i rrëfyeses në vetën e parë, një mjeke në një spital të Berlinit Lindor, pa fëmijë, e ndarë. Ajo rrëfen për një jetë në dukje krejt normale të një gruaje, e megjithatë pas fasadës së ftohtë, të ashpër  duken frika, mosbesimi dhe hidhërimi, që e ndajnë atë pamëshirshëm nga bota, nga fëmijëria e vet dhe nga Henry, shoku i saj, që jeton në të njëjtin pallat dhe për të mbetet i huaj që deri në fund. Pa zbukurim dhe në mënyrë sugjestive Hein flet për vetminë dhe mungesën e lidhjeve në RDGJ-në e fillimit të viteve 80-ta. Me novelën Der fremde Freund që doli më 1982 në RDGJ dhe një vit më vonë në Perëndim nën titullin Drachenblut fillon afirmimi i Christoph Heinit si prozator.

Der fremde Freund. Drachenblut [Shoku i huaj. Gjak kuçedre] i Christoph Hein-it ka dalë në maqedonisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Ksenija Čočkova nën titullin Туѓиот пријател. Змејска крв pranë botimeve Goten, Shkup.

partner projektesh

traduki partners 2014 d