përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Savov, Gancho

.

savov ganchoGancho Savov u lind më 1930 në Pernik, Bullgari, studioi sllavistikë në Jugosllavi, Poloni dhe Çekosllovaki dhe më pas punoi si redaktor kulture në revista të ndryshme si edhe si shkencëtar në Institutin për Estetikë dhe në Institutin për Ballkanistikë të Akademisë Bullgare të Shkencave (BAN). Më 1974 u akuzua nga regjimi komunist për tradhti të lartë dhe „devijim ideologjik“ dhe deri më 1985 ishte në burg si i dënuar politik. Deri më 1989 ka qenë i izoluar nga shoqëria dhe të ardhurat e jetesës i fitonte me punë të rëndomtë. Vetëm pas kthesës politike u rehabilitua dhe iu kthye punës së tij si redaktor dhe shkencëtar pranë Akademisë së Shkencave. Sot ai është profesor me honorar në Katedrën e Sllavistikës së Universitetit në Veliko Trnovo. Ai është shkrimtar dhe ka përkthyer një sërë librash nga gjuhë të ndryshme jugosllave në bullgarisht – dhe anasjelltas. Për veprën e tij si shkrimtar dhe përkthyes është nderuar me disa çmime.

partner projektesh

traduki partners 2014 d