përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Gib ihm Sprache

Schädlich, Hans Joachim.

178 schaedlichNjë ritregim i romanit anonim grek të Ezopit, i ardhur në një dorëshkrim nga shekulli i 10-të. Ajo çka e bën këtë libër tërheqës janë historitë e Ezopit. Se si ai gjatë një marshimi të vështirë më këmbë bart ushqimin për të gjithë, në mëngjes i përthyer nga pesha – në mbrëmje gjithçka është ngrënë – këmbëlehtë dhe i pangarkuar. Se si ai për ta edukuar të zotin ia zbaton urdhrat fjalë për fjalë, dhe kësisoj e detyron atë, sofistin e famshëm, që të jetë më i vëmendshëm për ato që thotë. Ose se si ai e ndihmon atë të fitojë bastin „Unë do ta pi detin me fund“. Dhurata e gjuhës, humorit dhe kthjelltësisë morale në praninë e sofizmave të mbifuqishme – shumë shpejt kuptohet se përse Schädlich ndjehet i tërhequr nga Ezopi.

Gib ihm Sprache. Leben und Tod des Dichters Äsop [Jepi gjuhë. Jeta dhe vdekja e poetit Ezop] nga Hans Joachim Schädlich është përkthyer në serbisht (sprovë për lexim) nga Paola Petrić dhe ka dalë nën titullin Podari mu govor. Život i smrt pesnika Ezopa pranë botimeve Karpos, Loznica.

partner projektesh

traduki partners 2014 d