përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Bei Alberto

Čolić, Velibor.

colic_albertRrënjët e Čolićit në atdheun e tij Bosnje janë po aq të ndjeshme sikurse qytetaria kozmopolite frënge. Në barin e Albertos takohen humbës dhe sarhoshë zemërmëdhenj, te stacioni i trenit Poe në qytetin fiktiv Narseille, diku midis Sarajevës, Dubrovnikut dhe Marsejës.

Qysh në fillim lufta dhe vdekja paralajmërohen si diçka që do të ndodhë më vonë, si një katastrofë e cila karakterizon në mënyrë brutale dhe tragjike edhe fatin e „Fëmijëve të stacionit të trenit Poe". Ato rrinë varur midis mureve të pijetores, ku dëgjon muzikë jazz dhe rock, ku citohen Majakovski, Baudelaire-i dhe Bukovski, në lagjen e të huajve, vetmitarëve dhe marroqëve, një shoqëri groteske pijanecësh, xhankis, të sëmurësh, mashtruesish dhe kurvash me ngjyra lëkure dhe kombësi të ndryshme. Nganjëherë të kujtojnë Tom Waits, aty-këtu zhvishen nën tingujt e „White Rabbit", fatet e tyre shpesh janë të çuditshme, në kufijtë e së besueshmes, megjithatë „zona e tyre e mugëtirës" është streha e fundit përballë pllakosjes së luftës mbi këtë qytet.

Velibor Čolić pyet duke nisur nga sipërfaqja e duke depërtuar deri në vlerat themeltare të së mirës e së keqes, mejhaneja e tij e stacionit të trenit në Narseille është një melodi aq e njohur sa - sikurse thuhet në një pasazh - t'u drejtohesh „apostujve të parasjës perëndimore të humbur një herë e përgjithmonë".

Kod Alberta [Te Alberti] i Velibor Čolić ka dalë në gjermanisht (fragment), përkthyer nga Alida Bremer, nën titullin Bei Alberto, pranë botimeve Erata, Lajpcig.

Recension: Leipziger Internet Zeitung

partner projektesh

traduki partners 2014 d