përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Nişcov, Viorica

.

niscov vioricaViorica Nişcov u lind më 1936 dhe studioi gjermanistikë në Bukuresht. Prej vitit 1962 deri më 1998 ka qenë bashkëpunëtore e Institutit për Histori Letërsie dhe Shkencë Letërsie të Akademisë Rumune, më 1970 deri më 1971 përfituese e bursës Humboldt. Në fokus të hulumtimeve të saj janë romantika gjermane dhe përrallat popullore rumune. Që prej vitit 2007 ajo është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Rumunë. Viorica Nişcov ka një mori publikimesh: aty hyjnë shkrime dhe monografi, edicione dhe bibliografi e deri në përkthime (Novalis, Ricarda Huch, Ernst Jünger, C. G. Jung, Martin Walser, Gershom Scholem u.a.). Puna e saj është nderuar disa herë me çmime: Në vitin 2008 ajo mori çmimin e revistës Poesis për edicionin më të mirë të vitit, po në vitin 2008 çmimin e përkthimeve të Allianz Kulturstiftung dhe më 2011 çmimin e Shoqatës së Botuesve Rumunë për përkthimin më të mirë të vitit.

partner projektesh

traduki partners 2014 d