përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Radaković, Borivoj

.

radakovic borivojBorivoj Radaković u lind më 1951 në Zemun dhe ka studiuar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit. Ai ka punuar dhjet vjet me radhë për revista të ndryshme letrare dhe kulturore. Që prej vitit 1990 punon si shkrimtar dhe përkthyes i lirë. Sukses si shkrimtar ai ka pasur veçanërisht me romanin Sjaj epohe (1990) dhe veprën për skenë Dobrodošli u plavi pakao (1994). Në vitin 2000 ai themeloi Festivalin e Letërsisë FAK, i cili ndërkohë ka pritur një numër të madh shkrimtarësh nga Kroacia dhe vendet përreth si dhe autorë nga Britania e Madhe. Borivoj Radaković ndër të tjera ka përkthyer vepra nga Vinka Sazdova, Sarah Waters, Hanif Kureishi, Julian Barnes, William Burroughs, Niall Griffiths, Jack Kerouac, Berry Gifford, Barry Callaghan, John Updike dhe Kathy Acker. Ai jeton dhe punon në Zagreb.

partner projektesh

traduki partners 2014 d