përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Heins, Volker

.

heins volkerVolker Heins u lind më 1957, që prej prillit 2012 është drejtor i sektorit hulumtues „Interkultur“ në Institutin e Shkencave Kulturore në Essen (KWI). Heins e ka fituar titullin doktor më 1988 në Universitetin Goethe në Frankfurt mbi Main në degën politologji, më 2001 pasoi punimi i profesurës në Giessen. Veç kësaj ai ka dhënë mësim dhe ka hulumtuar në disa shkolla të larta si në New Delhi, Cambridge (USA), New Haven dhe Jerusalem, si dhe për disa vjet në Universitetin McGill të Montrealit. Që prej vitit 1998 është bashkëpunëtor pranë Institutit për Hulumtime Sociologjike në Frankfurt. Heins ka publikuar një numër të madh punimesh shkencore, në fokus të kërkimeve të tij është sociologjia e demokracisë, teoria politike e modernes, ndërhyrjet ndërkombëtare civile dhe ushtarake, konfliktet për të drejtat e njeriut si dhe interkulturalizmi në historinë e ideve.

partner projektesh

traduki partners 2014 d