përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Debeljak, Aleš

.

debeljak ales© Miha FrasAleš Debeljak u lind më 1961, studioi filozofi dhe letërsi të krahasuar në Lubjanë dhe mbrojti doktoraturën në Maxwell School të Syracuse University në Nju Jork. Ai është profesor për studime kulturore në fakultetin e shkencave filozofike të Universitetit të  Lubjanës dhe profesor i rregullt mysafir për hulumtimet ballkanike në College of Europe në Varshavë. Në semestrin 2005/2006 ai ka qenë profesor mysafir në Northwestern University në Chicago. Aleš Debeljak është një nga poetët më të përkthyer sllovenë të kohërave të sotme. Vepra e tij përfshin një numër të madh vëllimesh me poezi dhe ese, si dhe antologji e përkthime. Ai ka marrë disa çmime sllovene, jugosllave dhe ndërkombëtare, ndër të tjera edhe çmimin Prešeren, i cili është çmimi më i lartë slloven në fushën e kulturës.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d