përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Beck, Ulrich

.

beck ulrichUlrich Beck u lind më 1944 në Stolp të Pomeranisë së Pasme, studioi sociologji, filozofi, psikologji dhe shkenca politike në Mynih, ku më 1972 mbrojti doktoratën. Shtatë vjet më vonë ai mori të drejtën e mësimdhënies në degën e sociologjisë. Interesi kryesor shkencor i tij ka të bëjë me transformimin e bazave të shoqërive moderne, sidomos në kohën e globalizimit. Ai trajton çështjet metodologjike, teorike e empirike që dalin prej tij si dhe pasojat dhe rreziqet që ai sjell për ekonominë, politikën, kulturën dhe masmedian. Që nga viti 1980 Beck është botues i revistës Soziale Welt. Ai ka marrë titullin e doktorit të nderit nga shumë universitete europiane si dhe një sërë çmimesh.

partner projektesh

traduki partners 2014 d