përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Valjarevic, Srdan

.

valjarevic srdjanSrdan Valjarevic u lind më 1967 në Beograd e që nga fillimi i viteve 1990a është një nga autorët e rinj më me reputacion në Serbi. Më 1998 ai ishte si bursant “Rockefeller” në Bellagio të Italisë. Vëllimi me poezi Džo Frejzer i 49 pesama (1992) është ribotuar disa herë dhe përkthyer në anglisht, frëngjisht dhe suedisht. Për ditarin e tij Dnevnik druge zime më  2006 ka marrë çmimin letrar të Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë. Romani i tij Komo është përkthyer në kroatisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe shqip dhe është vlerësuar me çmimin nxitës të Bank of Austria-s “Literaris” si dhe me “Prix des lecteurs du Var”.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d