përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Fidancheva, Iva

.

fidanceva_iva

Iva Fidancheva, e lindur më 1978 në Shkup studioi gjermanistikë në Shkup dhe Marburg. Nga viti 2002 në 2008 punoi si bashkëpunëtore shkencore për gjermanishten në kolegjin M&M dhe në Universitetin FON në Shkup. Më 2007 qëndroi pranë Kolokiumit Letrar në Berlin me bursën Schritte. Më 2008 filloi një bursë në shkollën e doktorantëve „Laboratori Iluminizmi“ pranë Universitetit Friedrich Schiller në Jena. Iva Fidancheva përkthen nga gjermanishtja në maqedonisht dhe anasjelltas. Më 2006 Lidhja e përkthyesve letrarë të Maqedonisë e vlerësoi përkthimin e saj të romanit Das Glasperlenspiel [Loja e rruazave të qelqtë] të Hermann Hesses si përkthimin më të mirë nga gjermanishtja në maqedonisht. Krahas Hermann Hesses ajo ka përkthyer ndër të tjera vepra nga Günter Grass, Gottlob Fregge, Sigmund Freud, Bernhard Schlink, Peter Stamm dhe Sibylle Berg.

partner projektesh

traduki partners 2014 d