përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Isakovski, Igor

.

isakovski_igor

Igor Isakovski, i lindur më 1970 në Shkup, është shkrimtar dhe përkthyes. Ka studiuar letërsi të përgjithshme dhe të krahasuar në Shkup dhe Gender and Culture Studies pranë Universitetit të Europës Qendrore në Budapest. Nga 1991-2003 ka punuar si moderator televiziv e radiofonik në stacione të ndryshme maqedone. Igor Isakovski është themelues dhe drejtues i qendrës kulturore Blesok, ku përgjigjet për revistën online me të njëjtin emër si redaktor dhe mjeshtër web-i. Si redaktor punon edhe për revistën e shkrimtarëve të pavarur maqedonë Naše pismo. Ka përkthyer libra të shumtë nga anglishtja, serbishtja, kroatishtja, bosnjishtja dhe sllovenishtja. Veprat e tij janë botuar në ShBA, Hollandë, Slloveni, Serbi, Mal të Zi, Kroaci, Australi, Bullgari, Hungari, Sllovaki, Izrael, Britani e Madhe dhe Poloni. Igor Isakovski vdiq në vitin 2014 në Shkup.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d