Vandalismus. Gewalt gegen Kultur
Shkatërrim apo mbrojtje monumentesh? Mbi trajtimin e duhur të historisë së pakëndshme. Mënyra e trajtimit të dëshmive të së kaluarës çon gjithmonë në konflikte publike. Grindja mbi shembjen e „Pallatit të Republikës" në Berlin, seli e Kuvendit Popullor të ish-RDGJ, është vetëm një nga shembujt e shumtë aktualë. Nuk janë vetëm mbrojtësit e monumenteve dhe planifikuesit urbanë ata që gjenden para dilemës që nuk mund të ruhet - ose nuk është dëshira të ruhet gjithçka. Anasjelltas jo çdo gjë mund të vihet në dispozicion vetëm pse nuk i përshtatet më frymës së kohës. Mirëpo, ku i marrim etalonët për të vendosur se si duhet të sillemi me trashëgiminë tonë ose të huaj kulturore? Sa jemi në gjendje ta vëmë në peshore humbjen e dëshmive të pakthyeshme të historisë përkundër kërkesave të kohëve moderne ose shtytjes njerëzore për kah shkatërrimi simbolik, sidomos në kohë shndërrimesh? Me librin e tij më të fundit Alexander Demandt përshkruan për herë të parë në mënyrë gjithëpërfshirëse një fenomen i cili deri më sot është trajtuar vetëm në raste përjashtimi ose në mënyrë fragmentare: vandalizmin, i kuptuar si krim kundër kulturës. Ai nuk e ka fjalën këtu për vandalizmin pubertar, sikurse grafitit që bëjnë të rinjtë nëpër mure ose vandalizmin psikopatik, i cili shprehet p.sh. në goditje pikturash të famshme. Tema e tij është dhuna zyrtare kundër kulturës në lidhje me luftën, revolucionin dhe modernizimin, një vandalizëm i cili ka si objektiv, pjesërisht në mënyrë të vetëdijshme, shkatërrimin e simboleve materiale të kujtesës sonë. Në një panoramë të fuqishme që shkon nga antikiteti e deri në aktualitet Demandti përshkruan aktet më me pasoja, më të pazakonta, herë-herë të harruara të shkatërrimit të kulturës: harku i tij nderet nga Orienti i lashtë, Greqia e Roma (shkatërrimi i kulturës si barbari), nëpër Bizant dhe mesjetën europiane, Reformacion (shkatërrimi i ikonave në luftën fetare), Rilindje dhe Revolucionin Frëng deri në shekullin tonë (shkatërrimi i kulturës në emër të përparimit)
Vandalizmi. Dhuna kundër kulturës ka dalë në përkthimin kroatisht të Nikica Petraka me titullin "Vandalizam. Nasilje nad kulturom" pranë botimeve Izdanja Antibarbarus, Zagreb.