përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Čolović, Nikola

colovic nikolaNikola Čolović u lind më1969 në Beograd që asokohe ishte ende jugosllav. Ndenji aty deri në moshën dymbëdhjetëvjeçare derisa më 1981 u shpërngul në Hamburg, në veri të Gjermanisë. Aty mbaroi shkollën dhe maturën gjermane dhe pas përfundimit të shërbimit civil studioi gjuhësi të përgjithshme dhe gjuhësi historike të krahasuar, si dhe anglistikë në Universitetin e Hamburgut, për të kaluar më pas në romanistikë me profil gjuhë dhe letërsi italiane dhe filozofi. Gjatë dhe pas studimeve nisi të punonte gjithnjë e më shpesh si përkthyes i lirë për sipërmarrje të ndryshme dhe kompani përkthimesh në Gjermani dhe ndërmjet viteve 2006 dhe 2009 në Kinë. Prej vitit 2006 u morr me përkthimin nga serbokroatishtja në gjermanisht të eseve të të atit, Ivan Čolović, ndër të tjera, të vëllimit me përmbledhje „Kulturterror auf dem Balkan“ që doli në gjermanisht në vitin 2011.

partner projektesh

traduki partners 2014 d