përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Tugendhat, Ernst

.

tugendhat_ernst
Ernst Tugendhat është njëri nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të filozofisë së analizës së gjuhës në Gjermani. Lindi në Brno të Çekisë nga prindër hebrej, më 1938 emigroi së bashku me familjen e tij në Zvicër, më 1941 në Venezuelë. Studioi filologji klasike pranë Standford University, më mbas filozofi në Freiburg. Më 1966 mbrojti punimin e profesurës në Tübingen dhe deri më 1975 dha mësim si profesor filozofie pranë Universitetit të Heidelbergut. Më mbas ishte bashkëpunëtor shhkencor i Institutit Max Planck, pastaj profesor filozofie pranë Universitetit të Lirë të Berlinit. Vijuan qëndrime si profesor i ftuar në Santiago de Chile, Konstanz, Prag, Gioânia dhe Porto Alegre. Më 1999 u emërua nga Universiteti i Tübingenit si profesor nderi. Më 2005 mori titullin honoris causa nga Universidad Autónoma Madrid.

partner projektesh

traduki partners 2014 d