përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Geschichte der Männlichkeit in Europa (1450-2000)

schmale_geschichteNuk ka gjë më të paqendrueshme sesa mashkulloria. Rilindja europiane e përkufizoi njeriun nga e para duke e quajtur atë „Adami i ri“. Revolucionarët frëngë krijuan "Homme régénéré" [njeriun e ripërtëritur], të cilin e eksportuan me sukses si model, ndërsa në revoltat e vitit 1968 në Amerikë të Veriut dhe në Europë u hodhën themelet për „njeriun e ri“ tjetër në histori – të gjitha këto emërtime shenjojnë secila fillimin e konstrukteve gjithëpërfshirëse social-kulturore të mashkullorisë. Ky libër ofron për herë të  parë një histori me bazë të gjerë kulturore-shkencore të mashkullorisë në Europën e kohës së re, e cila lidh në mënyrë të shkëlqyer historinë e burrave, historinë e sekseve dhe historinë e përgjithshme.

Geschichte der Männlichkeit in Europa (1450-2000) [Historia e mashkullorisë në Europë] nga Wolfgang Schmale ka dalë në përkthim serbisht (fragment leximi) nga Vladimir Babić nën titullin Историја мушкости у Европи (1450-2000) pranë botimeve Clio, Beograd.

partner projektesh

traduki partners 2014 d