përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Schmale, Wolfgang

.

schmale_wolfgang
© privat
Wolfgang Schmale, i lindur më 1956 në Würzburg, studioi histori, frëngjisht dhe shkenca shoqëruese të pedagogjisë në Bochum dhe Bordeaux. Punoi dhe bëri hulumtime në universitete të ndryshme të Gjermanisë, Francës dhe Austrisë. Prej vitit 1999 jep mësim historinë e kohës së re në Universitetin e Vjenës. Ndër lëmenjtë kryesorë të punës së tij bëjnë pjesë historia europiane dhe ajo gjinore, por gjithashtu edhe fusha e digital humanities. Kohët e fundit janë botuar dy librat e tij Digitale Geschichtswissenschaft [Historiografia digitale, Vjenë 2010] dhe Geschichte und Zukunft der Europäischen Identität [Historia dhe e ardhmja e identitetit europian], Qendra federale për arsimimin politik, 2010). Libri i tij Geschichte Europas [Historia e Europës], Vjenë 2000, ka dalë më 2003 në përkthim serbisht dhe më 2005 në përkthim bullgarisht.

partner projektesh

traduki partners 2014 d