përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Geschichte Serbiens

Sundhaussen, Holm.

sundhaussen_serbien

Ky libër trajton dy shekujt prej kryengritjes së parë serbe kundër sundimit osman më 1804 e deri në fillim të erës post-Milosheviq. Për herë të parë ndërthuren në një simbiozë historia politike dhe ajo e ngjarjeve me historinë sociale-kulturore-ekonomike. E për herë të parë në një paraqitje tërësore të historisë së re të Serbisë u kushtohet hapësirë e gjerë çështjeve dhe fillesave kulturore-shkencore.

Serbisë, vend që merr një rëndësi qendrore për stabilizimin e hapësirës ballkanike në shekullin 21 e që ndoshta do të jetë një nga sfidat më të mëdha të ardhshme të Bashkimit Europian, i kushtohet për herë të parë një histori gjithëpërfshirëse nga eksperti berlinez i Europës Lindore Holm Sundhaussen. Shpaloset kështu një histori 200-vjeçare e Serbisë, dalin qartë tensionet midis traditës dhe modernes në erën post-milosheviqiane.

Duke ndryshuar pakëz thënien e shkrimtarit dhe presidentit të përkohshëm të ish-Jugosllavisë së mbetur, Dobrica Cosic, se serbët gjithmonë humbasin në paqe atë që patën fituar në luftë, mund të thuhet se në shekullin 20 e sidomos në vitet 1990 ata humbën në luftë atë që mund ta kishin fituar në paqe. Fitoret prej Pirroje në luftërat ballkanike të viteve 1912/13 (me pushtimin e Kosovës dhe të Maqedonisë vardariane) përfaqësojnë ndryshimin më të rëndësishëm në historinë e re të Serbisë dhe paraqiten si një problematikë, të cilën elita e përçarë e Serbisë deri më sot nuk ka mundur ta kapërcejë.

Autori diskuton arsyet e shpërbërjes shtetërore jugosllave dhe përshkallëzimin e dhunës në vitet 1990. Ai rindërton rolin e elitave shpirtërore-politike, konceptet e ndryshme popullore në rrjedhë të kohëve, duke përfshirë këtu edhe projektet biologjistike dhe raciste, nxjerr në pah diferencimin e brendshëm të shoqërisë serbe dhe e përmbyll librin me një vështrim prespektiv mbi problemet e pazgjidhura në fillim të shekullit 21.

Historia e Serbisë (provë leximi) del së shpejti në përkthimin serb të Tomislava dhe Olka Bekić pranë botimeve Clio, Beograd.

Recension: Vreme, Politika, Seecult, Dnevnik

partner projektesh

traduki partners 2014 d