përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Rodbina

mladenovic_rodbinaDy familje përbëjnë qendrat e pabarabarta e që pasqyrohen ndërsjelltazi në këtë vëllim poetik. Më njërën anë është një familje serbe, me një sistem moral që tronditet thellë. Duke fshehur fajin vetjak, anëtarët e saj sëmuren nga mohimi i vetvetes. Ndërsa për familjen tjetër, mërgimtarë bosnjakë në Amsterdam, pyetja për të ardhmen shtrohet: Si mund të vazhdohet jeta pas vrasjeve dhe përdhunimeve që janë përjetuar? A ka mundësi brezi më i ri ta flakë tej barrën torturuese të krimit i cili ka dhjetuar farefisninë e afërt?

Rodbina nga Dragana Mladenović ka dalë si vëllim dygjuhësh me poezi nën titullin Verwandtschaft (Farefisni) në serinë poetike tradukita poezio pranë botimeve Edition Korrespondenzen,Vjenë. Përkthyer nga serbishtja në gjermanisht nga Jelena Dabić (fragment leximi).

partner projektesh

traduki partners 2014 d