përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Markovic, Milena

.

markovic_milena
© literatur.rs
Milena Markovic, e lindur më 1974 në Beograd, shkruan pjesë për teatrin dhe skenarë, veç kësaj ajo është e njohur në Serbi edhe si poete. Si dramaturge bëri emër me pjesën e saj Šine, e cila prej premierës më 2002 është vënë në skenë në një numër teatrosh të brenda dhe jashtë vendit si dhe është vlerësuar me një numër çmimesh. Pjesë të tjera të saj si Brod za lutke dhe Šuma blistakanë korrur sukses të madh edhe në festivale ndërkombëtare. Krahas punës së saj si shkrimtare, ajo jep mësim në një universitet privat lëndën e të shkruarit skenik. Milena Markovic jeton në Beograd.

partner projektesh

traduki partners 2014 d