përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Das Herz zwischen den Zähnen

lazic_herzNë një mënyrë të drejtpërdrejtë që të shokon, Radmila Lazić shqipton gjëra për të cilat zakonisht heshtet, ndaj mbahet si „e vetmja mace në poezinë serbe që mund të gërvishtë“. Pa iu trembur syri ajo i emërton gjërat me emrin e tyre, noton kundër rrymës dhe shkel mbi tabu, por pa ngurruar të flasë në Serbinë patriarkale mbi dëshirat, nevojat dhe dëshirimet e grave. Është një tonalitet krejt i ri ai që sjell në poezi Radmila Lazić, sidomos pse këto poezi flasin një gjuhë të drejtpërdrejtë, të jetës së përditshme e megjithatë poetike.

Vëllimi poetik dygjuhësh Das Herz zwischen den Zähnen [Zemra mes dhëmbëve] nga Radmila Lazić ka dalë pranë botimeve Leipziger Literaturverlag. Zgjedhur e përkthyer nga serbishtja (fragment leximi) nga Mirjana Wittmann dhe Klaus Wittmann.

partner projektesh

traduki partners 2014 d