përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Balada za Metko Krašovec

salamun_baladenNjë libër mbi dashurinë dhe kënaqësinë. Një libër ku autori ngjesh përjetimet e një viti shungullues, i rrëmbushur nga poezia e tij, ku nuk ka ndarje midis reales dhe surreales, midis magjisë dhe realitetit. Kujtime të ngrohta nga fëminia në Slloveni, ditët e dasmës me gruan e vet Metka, netët me dashnoren e tij meksikane Alejandro – të gjitha këto i nënshtrohen një poetike çliruese të një magjepsjeje të kudondodhur që ndjekin urdhëresat e „Transgressionit“, kapërcimin e kufijve poetikë të shijes dhe të tabusë.

Vëllimi me poezi Balada za Metko Krašovec nga Tomaž Šalamun ka dalë në përkthim shqip (Leseprobe – sprovë leximi) nën titullin Baladë për Metka Krašovec pranë botimeve Poeteka & Ideart, Tiranë. Përkthyer nga anglishtja dhe sllovenishtja në bashkëpunim me autorin nga Maksim Leka.

partner projektesh

traduki partners 2014 d